.
Kur çdo test vozitje do të jetë si kjo ...(VIDEO)
Ajo që filloi si provë ngarje më normale, përfundoi si një spektakël i vërtetë, dhe "fajtor" jane përfaqësues të departamentit të marketingut te kompanisë dhe "Misteriozi Va Va Vum" buttoni...
KILIKO ME POSHTE PER TE PARE VIDEON
Shkëndija provokon përsëri: Kryej marrëdhënie 10 herë në ditë! (Foto)
“Unë kryej 10 herë në ditë marrëdhënie seksuale dhe më pëlqen shumë stili 69”, citohet të ketë thënë bukuroshja.
Ndërkaq, siç transmeton Shekulli, kur është pyetur nëse marrëdhëniet i kryen me të njëjtin person apo me të ndryshëm, Shkëndija është përgjigjur: “Rëndësi ka që unë e arrij atë që dua, pak rëndësi ka se me kë i kryej ato marrëdhënie”.
Për fansat e saj meshkuj, këngëtarja ka servuar një set të ri fotografish, në të cilat shihet në një vaskë herë me rroba, e herë pa to.
Anxhela Martini me e nxeht se kurr - FOTO
Ajo është mësuar me skandale, por është gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Është kjo modelja e famshme shqiptare, Angela Martini, e cila në këtë foto vjen si gjithmonë seksi, por madje shumë e dashuruar pas vetes, siç e shihni duke prekur të pasmet e saj.
Megjithatë, këtë kënaqësi ia ka dhënë vetes, pasi edhe foton e ka realizuar vetë para pasqyrës./Maksim Gjokaj/.
Kënga e Rovena Stefës në filmin e Colin Farrell (Video)
Versioni i Rovena Stefës i këngës “Çka m’ka syri” dëgjohet në filmin hollivudian “Dead Man Down” me aktor kryesor Colin Farrellin dhe me regji të Niels Arden Oplev.
Në filmin aksion, romancë dhe dramë, kënga e Rovenës dëgjohet për 32 sekonda dhe është zgjedhur nga stafi profesional i filmit me buxhet prej 30 milionë dollarësh.
“Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet produksionit të njohur hollivudian DMD Productions dhe ‘TE ROVI’ Production dhe është e para kontratë për përdorim të një kënge shqiptare në një film të Hollywoodit, e cila ka sjellë natyrisht edhe përfitime materiale për Roveneën”, ka deklaruar menaxherja e këngëtares, Elisa Stefa.
Në këtë film, krahas Farrell, luajnë edhe aktorë të tjerë të njohur, si Noomi Rapace, Terrence Howard, si dhe aktori me origjine shqiptare, James Biberi.
“Mbikëqyrësja për muzikën e filmit, Maggie Rodford, personalitet shumë i njohur në industrinë e filmit në Hollywood, na kontaktoi në muajin nëntor 2012, pasi kishte parë dhe dëgjuar këngën ‘Malli’, në YouTube. Ajo u shpreh me superlativa për vokalin dhe stilin e veçantë, por njëkohësisht autokton shqiptar të Rovenës dhe dëshira e tyre ishte të kishin me patjetër një nga këngët e Rovenës në këtë film”, ka shtuar Elisa. /Telegrafi/
Silva Gunbardhi bëhet milionere
TIRANE - Të fitosh miliona me një këngë dhe të të ndryshojë jeta totalisht. Kjo i ka ndodhur Silva Gunbardhit me këngën “Të ka lali shpirt”, në duetin e saj të shumëpërfolur me Mandin e Nishtullës. Është kënga që, pavarësisht komenteve të ndryshme, dihet se ka thyer rekordin me 11 milionë klikime brenda një periudhe prej 2 muajsh në Youtube. Sipas të dhënave zyrtare të Aldor Ninit, drejtuesit të kompanisë “AcroMax”, kjo këngë e kënduar nga Silva Gunbardhi dhe Mandi i Nishtullës, ka arritur të numërojë në total 11.291.924 klikime deri në datën 19 mars, një rast i rrallë për shikueshmërinë e klipeve shqiptare në këto vite. Sipas një shtrirjeje gjeografike, 2,6 milionë klikime vijnë nga Shqipëria, 2,2 milionë nga Kosova, 1 milion nga Gjermania, gati 1 milion të tjera nga Maqedonia dhe të tjera nga Italia, Zvicra, Greqia, Bullgaria, Anglia, Amerika, Austria, Turqia e deri nga Kanadaja. Pra, gjysma e klikimeve vjen nga Shqipëria e Kosova dhe gjysma tjetër nga shqiptarët në gjithë botën. Por në fund të fundit si përkthehen në para këto klikime?! Sipas burimeve tona, në çdo 1 milion klikime, fitohen 12 milionë lekë të vjetër. Ndërkohë që nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, i afrohen shifrës rreth 150 milionë lekë, të cilat janë fitime të autorit të këngës Alfred Sula dhe këngëtares Silva Gunbardhi, një shumë kjo marramendëse për tregun muzikor shqiptar, që nuk është shumë i madh. Për këtë këngë, vlonjatja Gunbardhi ishte menduar disa herë për të gjetur momentin e duhur për ta hedhur në treg, pa e ditur se do të arrinte këtë shikueshmëri që do mund t’i ndryshonte jetën. Videoja ka 9.251 komente dhe fjalët më të përdorura në komente janë: Mandi, Silva, xhan, milion, shpirt, bukur, greetings, zemër, pëlqen, duke e orientuar në një farë mënyre edhe tregun për përmbajtjen e tekstit të këngëve të preferuara.
Shumica e shikimeve vijnë së pari nga Shqipëria me 3.035 komente dhe çuditërisht nga Amerika me 2.154 komente, pastaj nga vende, si Italia, Maqedonia dhe Gjermania. 1573 kopje jo të autorizuara janë bllokuar nga kompania Acromax në platformën YouTube, që nga dita e parë e publikimit të materialeve, që janë mesatarisht 26 tentativa çdo ditë për ta piratuar këngën ose edhe videoklipin, të cilat ndalohen nga stafi dhe nga sistemi i kompanisë “Acromax”. 2.5 milionë shikime vijnë vetëm nga propozimi si video e sugjeruar anash videove të shikuara nga i njëjti kanal, Arkiva Shqip, domethënë rreth 25% të shikimeve totale. Rasti i këngës konsiderohet sensacion, pasi këto klikime janë arritur vetëm brenda dy muajsh, rasti i parë krahasuar edhe me këngën e Sinan Hoxhës dhe Medës, që arritën një numër të madh klikimesh, por në kohështrirje më të gjatë, për gati një vit.
Subscribe to:
Posts (Atom)